Tridhjetë e Tre Dritare - Said Nursi

Tridhjetë e Tre Dritare

von Said Nursi

  • Veröffentlichungsdatum: 2017-09-28
  • Genre: Islam

Beschreibung

Të gjitha Tridhjetë e Tre Fjalët që janë shkruar janë Tridhjetë e Tri Pika prej oqeanit të së vërtetës që kanë rrjedhur nga deti i atij vërseti. Tani, ne do të tregojmë vetëm një aluzion të një pike të atij deti, siç vijon:Për shembull, në qoftë se një mrekullibërës dëshiron të ndërtojë një pallat madhështor, ai para së gjithash i vendos themelet në një mënyrë të urtë e të rregullt dhe i planifikon ato në një mënyrë të përshtatshme për qëllimet dhe për rezultatet e tyre të ardhshme.
Pastaj me mjeshtëri i ndan në ndarje dhe apartamente. Pastaj ai rregullon dhe sistemon apartamentet, i zbukuron ato skalitje dhe endje dekorative,pastaj i ndriçon me drita elektrike. Pastaj, me qëllim që të përtërijë veprat e tij gjeniale dhe favoret në pallatin madhështor e të stolisur, ai bën krijesa të freskëta, ndryshime të reja, dhe transformime në çdo nivel të tij. Dhe pastaj ai vendos një telefon në secilin apartament duke e lidhur me vendqëndrimin e tij dhe hap një dritare në secilin nga ato, me qëllim që të mund të shihet vendqëndrimi i tij i larte.

Impressum und Kontakt

Software © by Hi Web Wiesbaden
Alle Rechte vorbehalten